leoni

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri

Tahiri: Kryeministri, Albin Kurti nuk mund ta pastrojë “turpin” ndaj veteranëve me vizitat e tij nëpër varrezat e dëshmorëve

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka drejtuar kritika të ashpra në adresë të kryeministrit, Albin Kurti. Ai ka shkruar se kryeministri Kurti ka kohë që me vetëdija të plotë ka shpërfillur lavdinë dhe sakrificën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Fatkeqësisht, Albin Kurti dhe qeveria e udhëhequr prej tij, me vetëdije të plotë është duke u përpjekur të shkëpusë kujtimin dhe nderimin e kësaj sakrifice. Ai, ka kohë që e ka shpërfillur lavdinë dhe sakrificën e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndërsa tash që është në pushtet, këtë shpërfillje është duke e manifestuar edhe zyrtarisht. Me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, ai është duke u përpjekur të lëkundë themelet e dinjitetit të këtyre burrave e grave që kanë lënë gjymtyrët nëpër çdo cep të Kosovës, atëkohë kur asaj ia kishin falur edhe jetën, edhe të ardhmen”, ka shkruar shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri.

Ai ka shkruar më tutje se çlirimi ka ndodhur me 12 qershor, 1999, por sakrifica pararendëse për këtë datë të madhe të Kosovës është shekullore dhe shumëdimensionale. E kemi parë në aktet e mosnënshtrimit përgjatë viteve të 80-ta e 90-ta, ndërsa peshën e saj e kemi ndjerë shpirtërisht me flijimin e Komandantit Legjendar Adem Jashari me familjen e tij. Përgjatë këtyre 23 viteve në liri, dimensioni politik i saj është përmbushur me shtetin tonë sovran, por domethënia e saj vazhdon të mos jetë e plotë, pa protagonistët që i kontribuan kësaj date, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi e bashkëluftëtarë të tjerë, që padrejtësisht edhe sot janë duke u përballur me kapitullin e fundit të çlirimit.

Kontrolloni gjithashtu

Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament

Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …