Lëvizja Vetëvendosje organizoi tribunë me temën “ Ura mbi Ibër”

Subjekti politikë Lëvizja Vetëvendosje sot ka organizuar një tribunë të hapur diskutimi me temën “Ura mbi Ibër” ku pjesëmarrës ishin Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, deputet dhe asamblistë të këtij subjekti politikë dhe pjesëmarrës të tjerë nga shoqëria civile.

Këtë tribune e hapi koordinatori i Qendrës së VV-së në Mitrovicë, Faruk Mujka, i cili i njoftoi të pranishmit rreth arsyes së organizimit të këtij tubimi i cili i dedikohet me theks të veçantë procesit të Rivitalizimit të Urës së Ibrit.

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, me këtë rast para të pranishmëve dha sqarimet e duhura rreth procesit të rivitalizimit të Urës së Ibrit. “Ka ardhur koha që problemet politike rreth komunës së Mitrovicës të trajtohen sot më shumë së kurrë sepse  përcaktohet jo vetëm për të tashmen por edhe për të ardhmen e Mitrovicës e Kosovës. Mitrovica dikur qyteti më i pasur dhe fuqia industriale e vendit e sot po shkon drejt varfërimit.

Vendosja e barrikadave në urën e Ibrit dhe ndërtimi i ashtuquajtur i Parkut të Paqes vetëm sa e kanë ngulfatur ekonominë dhe zhvillimin ekonomik të qytetit të Mitrovicës. Nga perspektiva ime kemi bërë te pamundurën që të stabilizohet fillimisht gjendja e sigurisë duke punuar për një mision shumë të qartë për zhvillim ekonomik të qytetit” ka thënë kryetari Bahtiri.

Çështja e urës e kufijve administrativ është ngritur deri në Bruksel, ndërsa kufijtë administrativ janë aprovuar në Kuvendin e Kosovës dhe si të tillë janë të paprekshëm. “Kemi marrë një përgjigjeje nga BE e që pritet shumë shpejt të fillojnë punët në Rivitalizimin e Urës së Ibrit, ndërsa ne si komunë i kemi dhënë lejen e kërkuar BE-së për të filluar punët, qe njëherë e përgjithëson të hiqen barrikadat sepse urat lidhin njerëz e nuk krijojnë ndarje. Njerëzit e biznesit nuk njohin barrikada e kufij por ata njohin vetëm zhvillim ekonomik sepse vetë me zhvillim ekonomik qyteti mund të përparoi” shtoi Bahtiri.

Kryetari Bahtiri u lavdërua për guximin e tij për të dashur lirinë dhe vendin e Kosovës dhe njëkohësisht mori mbështetje të fuqishme  nga të gjithë për të vazhduar më tutje.

“Qyteti i Mitrovicës aktualisht është duke u përballur me një papunësi të lartë dhe një varfëri të skajshme”, e këto janë disa nga fjalët hyrëse te z.Mujka i cili më tutje shtoi “Ndarja e qytetit të Mitrovicës, barrikadat në Lumin Ibër i kanë kushtuar shumë shtrenjtë qytetit tonë i cili dikur ishte qytet i kulturës, artit, muzikës dhe shtylla kryesore e industrisë në Kosovë, ndërsa sot ky qytet përballet me probleme të shumta”.

Vitin e kaluar është nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi në mes të dy komunave për rivitalizimin e Urës së Ibrit, ndërsa sot nuk po shohim hapa konkret rreth implementimit të kësaj marrëveshje e cila është  në pëlqim me Bashkimin Evropian shtoi ndër të tjera z.Mujka.

Temë tjetër e ngritur për diskutim nga z.Mujka ishte edhe problemi i emërtimit të qytetit të Mitrovicës, ku padrejtësisht është bërë edhe një emërtim i gabuar ndaj këtij qyteti që i korrespondon edhe ndarjes së tij. Prandaj u kërkua edhe një herë që emërtimi për qytetin e Mitrovicës të kaloi  ne Kuvendin e Kosovës sepse një emërtim i tillë është i papranueshëm edhe për qytetarët e Mitrovicës.

Në fund nga të pranishmit u shtruan pyetje, me ç’rast Kryetari Bahtiri nuk hezitoi që t’u përgjigjet në çdo pyetje të tyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …