Burime brenda ekipit negociator të Kosovës në Bruksel kanë treguar për “Albanian Post” se nëse nënshkruhet marrëveshja për energjinë elektrike me Serbinë në gjendjen që është tani, në Kosovë do të futen operatorë serbë në tregun e energjisë elektrike. Ata do operojnë në gjithë territorin e Kosovës dhe me çmimet potencialisht më të lira, Kosova do ta gjejë vetën të varur krejtësisht nga këta operatorë të rinj. Qeveria po e mban të fshehur se çfarë po bisedohet në Bruksel. Aleksandër Vuçiç ka dalë tashmë me një deklaratë duke treguar se është arritur marrëveshje për këtë çështje dhe është i kënaqur me rezultatin. Albin Kurti ka njoftuar gjithashtu se janë afër marrëveshjes, por s’ka përmendur se çfarë përmban ajo. Ky duhet të jetë vetëm fillimi i një “pushtimi” të Kosovës që do t’i shtynte qytetarët te lidheshin me çmimin dhe jo me shtetin. Në diskutimet për Marrëveshjet e arritura në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për ujdinë për energjinë në Veri të Kosovës flitet shumë pak, përkundër se përbën një nga marrëveshjet me të rëndësishme, meqë do ta përcaktojë pavarësinë energjetike për të ardhmen. Në të njëjtën kohë, edhe nëse mbetet situata kështu si është aktualisht, nënkupton shpenzim të miliona eurove çdo vit të Qeverisë së Kosovës duke paguar energjinë elektrike për serbët në Veri, çka përbën edhe shkelje të parimit të barabarësisë mes qytetarëve që është i përcaktuar nga Kushtetuta e Vendit.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …