Është mbajtur mbledhje solemne me rastin e 23 – vjetorit të Ditës së Çlirimit të Junikut

Nën patronatin e kryetari të komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, është mbajtur mbledhje solemne me rastin e 23 – vjetorit të Ditës së Çlirimit të Junikut. Gjatë fjalimit të tij, kryetari Shehu theksoj se njëzetë e katër (24) vite me parë, ku rezistenca e jonë, e nisur qysh në kohën e ndarjeve të tokave tona me 1913, filloj që të arrin kulmin e saj, Juniku do të shndërrohet në një arën të luftimeve, ne mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atyre pushtuese serbe duke theksuar se Juniku ka dhënë shume për Kosovën. Dy dekada më parë Junikasit  kapen pushkën dhe ju bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duke luftuar por edhe duke pritur e përcjell ushtare nga gjitha trevat që vinin në korridorin e furnizimit për armatim nga Shqipëria në Junik ku me pas shpërndaheshin në tërë Kosovën. Këtë takim me një fjale rasti përshëndeti edhe kryesuesi i kuvendit z. Shpejtim Gacaferi, ndërsa ne emër te veteraneve te Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me një fjalë rasti Feriz Terzhnjeva. Për të nderuar veprën e të gjithë të rënëve për nderë të 23 – vjetorit të Ditës së Çlirimit të Junikut janë bërë homazhe tek lapidari i Heronjve, Dëshmorëve, Martireve te Junikut. Fjalimi i Kryetarit të Komunës z. Ruzhdi Sheu në mbledhjen solemne të Kuvendit të Komunës së Junikut me rastin e shënimit të ditës së çlirimit të Junikut. Të nderuara familje të heronjve, të dëshmorëve, të martirëve, invalid dhe veteran të  luftës për çlirim, të nderuar të pranishëm më lejoni që  në emrin tim personal dhe në emër të stafit punues të Komunës së Junikut të ju uroj 13 qershorin – Ditën e çlirimit të Komunës së Junikut. Jam shumë i nderuar, që në cilësinë e kryetarit të Komunës së Junikut, në këtë ditë të shënuar të kalendarit tonë historike, të ditës së çlirimit të Junikut, të ju adresohem me një fjalë rasti. Njëzetë e katër (24) vite me parë, ku rezistenca e jonë, e nisur qysh në kohën e ndarjeve të tokave tona me 1913, filloj që të arrin kulmin e saj, Juniku do të shndërrohet në një arën të luftimeve, ne mes forcave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe atyre pushtuese serbe. Juniku, sikurse në të gjitha etapat e historisë sonë, ashtu edhe në luftën e fundit për çlirim, liri e pavarësi të Kosovës, ka dhënë kontribut të çmuar, çka me gjakun e bijve me të mirë të kësaj treve të Kosovës  u shkruan faqet me të shndritshëm të historisë sonë kombëtare. Sot, kur po kremtojmë 23-vjetorin e çlirimit të qytetit tonë, me respekt kujtojmë dhe nderojmë gjithë ata burra e gra, djem e vajza, që me shumë së dy dekada me parë kapën pushkët duke ju përgjigjur kushtrimit të lirisë. Çlirimi i vendit tonë, nuk do të ishte i mundur pa kontributin dhe angazhimet e shumta të arkitektit të pavarësisë së Republikës së Kosovës, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova, i cili me punën dhe angazhimin e tij gjatë viteve ’90 të shekullit të kaluar, beri të mundur që bota demokratike të flas më një gjuhë të përbashkët karshi dhunës sistematike të shtetit serb. Sot në këtë ditë të çlirimit, në këtë seance solemne, shprehim mirënjohjen e thellë dhe respektin e veçantë, për gjithë të rënët për çlirimin, lirinë e pavarësinë e Kosovës. Pa dashur që të veçojmë me emra ata që ranë në altarin e lirisë, me lejoni të nderuar të pranishëm që të them se liria dhe shtetësia e jonë, kanë bazament të fuqishëm, ngase aty skalitet gjaku i shumë shqiptarëve, të rene në fushën e nderit. Liria dhe pavarësia e Kosovës, bartin emrin dhe kontributin e gjithsecilit nga ne, bartin emrin dhe kontributin edhe të gjithë miqve tonë, vendeve demokratike, në kryer me presidentin Bill Klinton, për çka ne sot ju themi një faleminderit të madhe. Sot, nuk duhet të harrojmë edhe gjitha ata ushtar të KFOR-it, të cilët kon rene ne krye  të detyrës në vendin tonë, për sigurinë tonë. Junikut dhe junikasve ju them faleminderit për gjithçka që kanë dhëne për vendin tonë. Ky përkujtim i sotshëm, përkon edhe me 110 vjetorin e mbajtjes së Kuvendit të Junikut, nga ku dolën edhe pikat themeltare të shtetësisë së shtetit amë shqiptar. 110 vjetori i Kuvendit të Junikut, përkon edhe me 110 vjetorin e kryengritjes së vitit 1912, rezultat i së cilës është akti i shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor të vitit 1912. Ashtu siç ishin ideologët tonë, 110 vite me parë, të cilët shkrinë çka patën për shtetin shqiptare, me duhet të theksoj se edhe lira e Kosovës nderohet mbi bi-nomin e pandashëm, komandantin Adem Jasharin simbolin e rezistencës ushtarake dhe presidentin Ibrahim Rugova simbolin e rezistencës paqësore. Nderim dhe respekt për të rene në altarin e lirisë,

 Nderim dhe respekt për të kaluarën tonë.

 Lavdi dëshmorëve të kombit.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, monument dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …