Përkujtohet dëshmori i kombit Kenan Halimi

Me rastin e 23 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Kenan Halimi, sot përfaqësuesit e komunës së Vitisë, në krye me zëvendëskryetarin Hasan Aliu, përfaqësuesin e OVL-UÇK-së në Viti, Abdyl Bajrami, policisë, deputetë të Republikës së Kosovës, bashkëvendës e familjarë të dëshmorit dhe të tjerë kanë bërë homazhe të varri i këtij dëshmori në fshatin Gjylekar të Vitisë. Me pas është shënuar edhe dita e shkollës që mbanë emrin e këtij dëshmori në vendin e tij të lindjes në Gjylekar të Vitisë. Zëvendëskryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu në shënimin e ditës së shkollës ka mbajtur edhe një fjalë rasti. “Shkollat që mbajnë emrin e një dëshmori duhet të kenë motiv shtesë për mësimdhënie dhe mësimnxënie, sepse vetëm përmes rezultateve të mira ata lartësojnë edhe me shumë emrin e dëshmorëve”, u shpreh Aliu. Ndërkaq Avdyl Bajrami, nga OVL- UÇK në Viti, tha se kjo ditë shënon kalimin në përjetësi të dëshmorit Kenan Halimi, i cili sipas tij i ka lënë të gjitha të mirat që ka pasur në mërgim për të ju bashkuar çlirimtarëve të vendit. Një fjalë rasti e ka mbajtur edhe drejtori i shkollës “Kenan Halimi”, Eshref Sadiku kurse të pranishmit i ka përshëndetur edhe një anëtarë e familjes Halimi. Më pas nxënësit e  kësaj shkolle kanë mbajtur një program të pasur kulturor dhe artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Themelohet Zyra për Ndihmë Juridike Falas në Komunën e Rahoveci

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, të premtën mori pjesë në tryezën për …