Ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg gjatë qëndrimit në Beograd ka deklaruar se normalizimi gradual i marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës është shumë i rëndësishëm. Sipas mediave serbe që kanë transmetuar fjalët e tij, Schalenberg ka bërë dallim mes “normalizimit të marrëdhënieve” dhe “marrëveshjes gjithëpërfshirëse që do të çojë në njohje reciproke” duke thënë se normalizimi është qëndrim i BE’së. Schalenberg nga Serbia do të udhëtojë në Kosovë. I pyetur për pozicionin e vendit të tij dhe se a përpiqet Austria “për normalizim” apo një “marrëveshje gjithëpërfshirëse që do të çojë në njohje reciproke”, Schalenberg tha se “normalizimi” nuk është qëndrim i Austrisë, por i Bashkimit Evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …