Haxhi Shala: Fatmir Limaj e ka merituar të ishte pjesë e Kuvendit të Kosovës, më vjen keq që nuk është aty

Haxhi Shala: Pushtetarët e tanishëm ua kanë zili komandantëve për kontributin në luftë, pasi dikujt në institucione po i mungon historia

Ish eprori i UÇK-së, Haxhi Shala beson se pushtetarët e tanishëm ua kanë zili ish-komandantëve për kontributin në luftë, pasi dikujt në institucione po i mungon historia. Ai tha se nuk është befasuar që zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla nuk e përmendi UÇK-në në urimin e saj për Ditën e Çlirimit, pasi ajo ka ardhur në pushtet duke e sharë UÇK-në”. Dje ishte Donika, sot ishte Nagavci, nesër do të jetë një tjetër. Ndoshta UÇK-ja dikujt ia ka prishë lirinë dhe nuk befasohem, sepse një pjesë njerëzve të cilët tani janë nëpër institucione unë i kam njohur edhe më herët. Nuk kam pritur që ata të shprehen ndryshe sepse edhe sa kanë qenë në opozitë ne kemi pasur kontakte me këta njerëz. Unë nuk jam befasuar”, ka thënë Haxhi  Shala.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …