leoni

Në Viti po shënohet 14 Qershori-Dita e çlirimit të komunës së Vitisë

Me rastin e 14 Qershorit-Ditës së çlirimit të komunës së Vitisë sot është mbajtur një seancë solemne kushtuar kësaj dite të rëndësishme. Me pas janë bërë homazhe në varrezat e dëshmorëve në Viti, si dhe nën organizimin e Komunës së Vitisë, konkretisht Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport janë mbajtur disa aktivitete të ndryshme kurse në mbrëmje do të mbahet edhe koncerti festiv në qytetin e Vitisë. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Bekim Azizi në seancën solemne që është mbajtur sot për nder të ditës së çlirimit të kësaj komune, ka folur mbi rëndësinë e kësaj dite. “14 qershori është një ditë e veçantë për qytetarët e Vitisë, për vendin tonë sepse sot 23 vite më parë është çliruar ky vend nga robëria shekullore që i përcolli me shekuj trojet tona shqiptare. Prandaj kjo ditë është historike dhe e veçantë sepse nga 14 qershori forcat e ushtrisë çlirimtare të Kosovës, të brigadës 137 marshuan në Viti që simbolikisht shënojnë edhe ditën e çlirimit të Vitisë. Ai tha se kjo u bë e mundur me ndihmën e miqve ndërkombëtare duke mundësuar që sot të punojmë dhe të jetojmë lirshëm”, tha kryesuesi Azizi. Ndërkaq kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në fjalën e tij të rastit fillimit i urojë të gjithë të pranishmit dhe qytetarët për ditën e çlirimit, duke e vlerësuar lartë këtë ditë historike. “23 vite më parë, më 14 qershor, pas shumë shekujve robëri, qytetarët e Komunës së Vitisë, përfundimisht frymuan lirshëm. Kjo liri e pritur me breza erdhi falë punës, sakrificës si dhe luftërave të lavdishme, të shumë e shumë burrave dhe grave të këtij vendi, të cilët sakrifikuan çdo gjë nga vetja e tyre, që brezat e rinj të jetojnë të lirë si gjithë popujt tjerë të botës”, u shpreh kryetari Haliti. Ai tha se në këtë ditë të lavdishme, krahas festës, është e udhës që të kujtohen të gjithë ata që punuan, kontribuuan dhe dhanë jetën për liri, demokraci dhe pavarësi të Kosovës dhe trojeve tjera etnike shqiptare. Kurse Abdyl Bajrami nga OVL-UÇK në Viti  tha se e drejta historike e çliroj këtë popull që sipas tij në mënyre sistematike është goditur gati tërë kohën për 87 vite. Ai përmendi edhe kryengritjet e popullit shqiptar në Maqedoni e Serbi nga të cilat sipas tij është avancuar pozita e shqiptarëve.  Bajrami gjithashtu urojë të gjithë qytetarët vitias ditën e çlirimit duke shprehur lavdinë për të gjithë dëshmorët e rënë për liri.  Ndërkaq gjatë ditës së sotme pritet të mbahen edhe disa aktivitete të tjera, nën organizimin e komunës së Vitisë, konkretisht të DKRS-së,  kurse koncerti festiv piret të mbahet në orën 19:00 në sheshin “Nijazi Azemi-Komandant Mjekra” në Viti.

Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …