OVL-UÇK

Veteranët e luftës së UÇK-së reaguan kundër miratimit të projektligjit, me të cilin ata i përjashtuan nga paga minimale

Veteranët e luftës së UÇK-së  reaguan kundër miratimit të projektligjit  ku veteranët e luftës së UÇK-së  u përjashtuan nga paga minimale. Në reagim thuhet: Kuvendi i turpit të Kosovës, deputetët e pushtetit (me ndonjë përjashtim) së bashku me pakicat, të rrethuar me forca policore, miratuan në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit u përjashtuan veteranët e luftës së UÇK-së edhe nga paga minimale. Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. “Deri në kategorimin përfundimtar të listës së  Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale. Për shkak të këtij turpi të deputetëve të Kuvendit, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, ftojnë protestë gjithë popullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) me datën 16 qershor 2022 prej orës 09:30. Dalja sa më masive në protestë, nënkupton mbrojtje të institucionit më të lartë, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategorive të saj.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …