U mbajt Diskutimi Publik për Qarkoren Buxhetore 2023/01 – Granti për Shëndetësi

Sot me datë 14.06.2022 u mbajt Diskutimi Publik për Qarkoren Buxhetore 2023/01 – Granti për Shëndetësi. Diskutimi u hap nga kryesuesi i Kuvendit të komunës së Deçanit, Hajdar Sutaj. Të pranishëm në këtë diskutim ishin një numër i konsiderueshëm i pjesëmarrësve, ndër ta, drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj, Dafina Cacaj, drejtoresha e Shëndetësisë, znj.Agnesa Vokshi, asambleistë, përfaqësues nga QKMF-ja, zyrtarë e qytetarë. Në fjalën e saj drejtoresha Cacaj, tregoj para pjesëmarrësve se buxheti i paraparë nga Ministria, për Grantin për Shëndetësi është 1.473.221 euro dhe 183.000 residenciale. Po ashtu, drejtoresha e Shëndetësisë, znj.Vokshi paraqiti të dhënat për numrin e punëtorëve shëndetësorë dhe theksoj se po punohet që shërbimet ndaj qytetarëve të jenë në nivelin e duhur. Gjatë diskutimit pati sugjerime të ndryshme  nga pjesëmarrësit sa i  kësaj ndarje buxhetore dhe u kërkua që ndarja të analizohet dhe të bëhet aty ku nevoja është më e madhe. Këto diskutime do të kalojnë në mbledhjet e rregullta të Kuvendit ku dhe do të merren vendimet e duhura, në bazë të kërkesave, sugjerimeve e vërejtjeve për të cilat mund të drejtoheni në zyrën e drejtoreshës së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, si dhe përmes postës elektronike në: Komuna [email protected]!

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …