Gjykata Speciale

Një panel i Gjykatës Kushtetuese brenda Gjykatës Speciale në Hagë ka refuzuar ankesat e ekipeve mbrojtëse të krerëve të UÇK-së

Një panel i Gjykatës Kushtetuese brenda Gjykatës Speciale në Hagë ka refuzuar ankesat e ekipeve mbrojtëse të krerëve të UÇK-së lidhur me juridiksionin e Gjykatës dhe çështjen me të cilën ngarkohen Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Parashtruesit ishin ankuar për shkeljen e të drejtave themelore të të akuzuarve lidhur me procedimin penal kundër tyre, duke argumentuar se atyre po shkelen të drejtat themelore të garantuara me Nenet 33, 19, 24 dhe 55 të Kushtetutës së Kosovës, me Nenet 7 dhe 14 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, si dhe Nenet 15 dhe 26 të Paktit Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike. Sipas panelit të Gjykatës Kushtetuese të Dhomave të Specializuara, palët mund të ankohen vetëm nëse dënohen dhe kanë mospajtim me ligjshmërinë e vendimit. Pra, që fillimisht duhet t’i kalojnë të gjitha shkallët, e pastaj të ankohen në Gjykatën Kushtetuese. Por, ndërkohë që ka deklaruar të papranueshme kërkesën, Gjykata megjithatë ka bërë disa komente dhe ka vendosur të shprehet “paraprakisht” për një nga argumentet e mbrojtjes, me arsyetimin se çështja është e rëndësishme – duke përbërë kështu një rast të paprecedent.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …