Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili e ka cilësuar të turpshme deklaratën e sotme të Shefës së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila e cila në një konferencë për media tha se i ka thënë përfaqësuesit të Listës Serbe se a do të dalin edhe ata në protestën e ardhshme të veteranëve të UÇK-së. Ismaili tha se shefja e deputetëve të Vetëvendosjes sot ka kaluar çdo kufi me deklaratat e saj. “Një votim i padrejtë sot ka pamundësuar një mbështetje – sado të vogël – për veteranët e UÇK-së. Dhe kjo padrejtësi u përcoll edhe me një ofendim skandaloz nga Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila – e cila, në një konferencë për media, ofendoi të gjithë veteranët, që ditë më parë kishin dalë në protestë për ta kundërshtuar përpjekjen e Qeverisë nga përjashtimi i tyre në ngritjen e pagës minimale. Nënkryetari i partisë më të madhe opozitare, Uran Ismaili tha se ta barazosh aktivitetin e veteranit të UÇK-së me aktivitetin politik të përfaqësusit të Listës Serbe është edhe një hap më shumë në degradimin e vlerave tona shtetërore e kombëtare. Kërkim-falja nga Zonja Kusari dhe një distancim nga Kryeministri Kurti është më e vogla gjë që duhet të ndodhë menjëherë, sot. Veterani i UÇK-së u la pa mbështetje. Por, fyerjen dhe barazimin me Listën Serbe nuk ia kishte borxh.”, tha Ismaili.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …