leoni

Albana Bytyqi

Deputetja, Albana Bytyqi, ka kërkuar nga shumica parlamentare ta votojë edhe Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar që sa më parë të vijë për votim Ligji i Pagave, të cilën nga kjo parti thonë se do ta votojnë. Deputetja e kësaj partie, Albana Bytyçi, ka kërkuar nga shumica parlamentare  që ta votojë edhe Projektligjin për tërheqjen e mjeteve nga Trusti Pensional. “Ne si AAK gjithmonë e kemi shtyrë këtë çështjen Ligjit të Pagave përpara dhe do të shohim se si do të rrjedhë puna e kësaj. Në momentin që do të vijë në Kuvend ne patjetër që do ta votojmë, mirëpo jo me këto ndryshime. Duhet të punohet ende për ligjin e pagave… Edhe ne si AAK e kemi përkrahur dhe shpresojmë që të enjten do të jetë diskutimi për Trustin dhe besoj që do të kalojë, sepse populli po do të votohet Trusti dhe ato janë paratë e tyre. Atëherë i mbetet përgjegjësi Qeverisë”, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …