EULEX-i

Prishtina dhe Brukseli janë duke zhvilluar negociatat për mandatin e EULEX-it

Autoritetet e Kosovës dhe ato të Bashkimit Evropian kanë përafruar qëndrimet përkitazi me vazhdimin e mandatit të EULEX-it dhe kanë mbetur vetëm dy çështje në diskutim: afatizimi i mandatit dhe kalimi i lëndëve nga vendorët te ky mision. Vendimmarrja për të dyja çështjet ka kaluar në nivelin më të lartë politik. Prej muajsh, Prishtina dhe Brukseli janë duke zhvilluar negociatat për mandatin e EULEX-it. Për të diskutuar aspektet finale rreth mandatit, në fund të javës së shkuar ka qëndruar në Kosovë shefi i Operacioneve Civile të BE-së, Kenneth Dean. Bashkë me shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, dhe me shefin e EULEX-it, Gabrielle Meucci, ka takuar autoritetet kryesore. Takimi është zhvilluar në zyrën e kryetarit, Hashim Thaçi. Të pranishëm kanë qenë edhe  krye parlamentari Veseli, kryeministri Mustafa, ministrat, Kuçi e Hyseni, kryetari i Gjykatës Supreme, Hasani, kryeprokurori Lumezi, si dhe përfaqësues të Këshillit Gjyqësor dhe të atij Prokurorial.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …