Bekim Haxhiu dhe Safete Hadergjonaj: Ftojmë të gjithë deputetët ta votojnë nesër Projektligjin për Trustin

Bekim Haxhiu dhe Safete Hadergjonaj: Ftojmë të gjithë deputetët ta votojnë nesër Projektligjin për Trustin

Partia Demokratike e Kosovës përmes një konference për media ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës të cilët nga fillimviti 2020 po përballen me krizën financiare. Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu lidhur me këtë çështje ka kritikuar Qeverinë Kurti për zvarritje të trajtimit të projektligjit për ndryshimin e Ligjit për Fondin e Kursimeve Pensionale, që do të mundësojë tërheqjen e 10 deri në 30 për qind të kursimeve, varësisht nga të hyrat e individëve. “Nesër  është dita 100-të prej kur ne e kemi dorëzuar projektligjin për Trustin ne Kuvend. Anëtarja e kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Safete Hadërgjonaj tha se kjo qeverisje mashtruese dhe pa alternativë, çdo ditë po e varfëron qytetarin e Republikës së Kosovës. Në këtë situatë ku Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të lehtësuar jetën e qytetarëve, e vetmja zgjidhje për qytetarët ka mbetur tërheqja e mjeteve të kursimit në Fondin e Kursimeve Pensionale. Ne do të donim që Qeveria në këtë periudhë krize, kur çdo ditë ka rritje të çmimeve të ndërmerrte veprime urgjente për t’ua lehtësuar jetën qytetarëve, por kjo nuk po ndodhë.”, theksoi Hadergjonaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …