SHFMU ” Imer Krasniqi” shënoi ditën e shkollës

Në zhvillimin e shumë aktiviteteve për nder të 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së dëshmorëve të Komunës së Malishevës, shënohet edhe përvjetori i Shkollës Fillore të Mesme të Ulët” Imer Krasniqi”, në fshatin Carrallukë dhe rënia e dëshmorit të parë në Llapushë , Imer Krasniqit, emrin e të cilit e mbanë shkolla. Në këtë ngjarje arsimore e kombëtare, mori pjesë, drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi dhe ndër të tjera tha: ”Përvjetori i shkollës dhe përvjetori i rënies së dëshmorit të parë të Llapushës, Imer Krasniqi, janë dy përvjetor të një histori dhe të një kombi, të cilët ndër shekuj nuk i ndalën përpjekjet për çlirim dhe liri, prandaj sot ne kemi obligime shtetërore të zbatojmë udhërrëfimet si program pune në shkollë dhe për kombin atë që na mësoi shkolla shqipe dhe heroi, Imer Krasniqi, kemi bashkë obligim, mësues e nxënës dhe prindër të punojmë shumë dhe ta qojmë në vend porosinë e dëshmorit për shtet dhe liri të plotë kombëtare”, përfundoi Krasniqi. Në këtë ngjarje prezent ishte edhe veprimtari i çështjes kombëtare, i burgosuri politik, luftëtari i UÇK-së dhe, familjar i dëshmorit, deputeti i Kuvendi të Kosovës, Gani Krasniqi. Fjalë rasti mbajti edhe, drejtoresha e shkollës dhe vajza e dëshmorit, ” Imer Krasniqi” , Fatime Krasniqi, ku edhe pranoi mirënjohjen nga drejtoresha e arsimit, Arbëreshë Krasniqi, më të dalluarit në punë u shpërblyen me mirënjohje si mësimdhënësit dhe nxënësit, në fund u dha edhe një program i pasur kulturor- artistik.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …