leoni

Shpallën më të mirët në poezi dhe këngë për nder të 16 Qershorit

Për nder të 16 Qershorit- Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës janë shpallur konkurruesit e konkursit për poezi dhe këngë, për pikturë. Drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport, Fitim Shala, përgëzoi poetët konkurrues në poezi dhe këngëtarët në këngë, njëherit fituesit i inkurajoj për sukseset e arritura dhe para tyre deklaroi se ”Mbështetjen institucionale do ta keni përherë për vlerat që ju krijoni dhe nga ato vlera mësojmë historinë e të kaluarës , të sotmes dhe ato vlera  na shërbejnë për të ardhmen”. Për secilën kategori vlerësimet i kanë bërë juritë profesionale prandaj me mbajtjen e orës letrare, ku konkurruesit lexuan punimet e tyre tri poezitë fituese janë : vendi parë. Albulenë Krasniqi. ”Të çliruar përherë”, shifra, 7991461, vendi i dytë ” Ushtar nana t’ka beku”, Luljeta Telaku, shifra L.T., vendi i tretë, ” Grua e hekurt në luftë për liri”, shifra Lisi-a. Për këngë: Vendi parë, Aris  Zogaj ”Babë e birë”, vendi i dytë, Naxhije dhe Resmije Bytyçi ”Gjuha më e ëmbël”, dhe vendi i tretë kënga , ”Taulant Gashi ” Ngoni vëllezër e ngoni miq”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …