leoni

Profesori Sabahajdin Cena e solli si dhuratë në Ditën e çlirimit të komunës së Rahovecit monografinë “Kronikë nëpër stuhi”

Profesori Sabahajdin Cena e solli si dhuratë në Ditën e çlirimit të komunës së Rahovecit monografinë “Kronikë nëpër stuhi”. Në këtë përurim ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili në fjalën e tij me këtë rast tha: Është ndjenjë e veçantë kënaqësie kur pikërisht në ditën më të bukur për qytetarët e komunës së Rahovecit, atë të çlirimit, të bëhet promovimi i një vepre historike e artistike. Profesori Dr. Sabahajdin Cena e solli si dhuratë në Ditën e çlirimit monografinë “Kronikë nëpër stuhi”. Vazhdoj të qëndroj në parimet e mia se, është obligim moral e institucional mbështetja për krijuesit. Edhe veprën e profesorit Cena e kam mbështetur me bindjen, se në këtë mënyrë i shërbejmë idealit të lirisë dhe forcimit të shtetësisë. Krijimet letrare – artistike bartin mesazh, prandaj brezat duhet ta dinë rrugën nga kemi kaluar, vështirësitë, rreziqet dhe sakrificat që kemi bërë deri te liria. Gjithsesi, kam bindjen se brezat e ardhshëm do ta vlerësojnë kontributin dhe gjakun e paraardhësve dhe do ta ruajnë e forcojnë lirinë e fituar me gjak dëshmorësh e martirësh.

Mund të jetë një imazh i 1 person

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …