Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi thotë se protesta e sotme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë dhe veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon. Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta”, tha Krasniqi nëpërmjet një deklaratë në faqen e tij. Albin Kurti dhe Qeveria e tij, vazhdimisht dhe publikisht kanë shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Por, me vendimin për të mos e përfshirë kontributin e veteranëve të UÇK-së në ligjin e ri që përcakton pagën minimale, Kryeministri Kurti ka shkelur dinjitetin e secilit prej tyre. Prandaj, protesta e sotme e veteranëve të UÇK-së është legjitime dhe e drejtë. Veteranët kanë të drejtë që të përdorin çdo mjet demokratik, qytetar e institucional për të kërkuar atë që u takon. Partia Demokratike e Kosovës i ka përkrahur dhe do t’i përkrahë kërkesat e tyre të drejta. Qeveria e kryeministrit Albin Kurti ka shkelur dinjitetin e veteranëve të UÇK-së dhe ka shpërfillur lavdinë dhe krenarinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka nënvizuar Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …