Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës ta marrë në konsideratë pjesëmarrjen në “Ballkanin e hapur”

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë,  i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që ta konsiderojë seriozisht pjesëmarrjen në iniciativën “Ballkani i hapur”. Kjo odë ka theksuar se Kosova duhet të trajtohet në mënyrë të barabartë në këtë iniciativë ashtu siç kanë theksuar edhe përfaqësues të administratës së ShBA-së. “Duke njohur rëndësinë e koordinimit dhe integrimit ekonomik, stabilitetit dhe prosperitetit të Ballkanit Perëndimor përmes lëvizjes së lirë të mallrave, njerëzve, kapitalit dhe shërbimeve, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë thërret Qeverinë e Republikës së Kosovës që të konsiderojë në mënyrë serioze pjesëmarrjen në iniciativën në vijim për tregun e përbashkët rajonal. Oda Amerikane rithekson thirrjet e përfaqësuesve të administratës së Shteteve të Bashkuara se çfarëdo iniciative e bashkëpunimit rajonal duhet të mundësojë përfaqësim të barabartë të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor dhe se është përgjegjësi e tri shteteve nismëtare të ‘Ballkanit të hapur’, që të adresojnë brengat e Qeverisë së Kosovës dhe ato të vendeve të tjera skeptike. Asnjë iniciativë për treg të përbashkët rajonal nuk mund të ketë sukses në rrethana kur jo të gjitha shtetet e rajonit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe me respekt, dhe nëse nuk bëhen përpjekje serioze për largimin e aspekteve që irritojnë bashkëpunimin”, ka njoftuar OEAK-u.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …