Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka thënë se kryeministri Albin Kurti është duke i kërcënuar deputetët me zgjedhje nëse e votojnë projektligjin për Trustin, i cili do të dalë sot në votim. Nëse deputetët lihen të lirë që në vullnetin e tyre të votojnë projektligji për trustin kalon, nëse vazhdon ky presion i pushtetit të Albin Kurtit mbi deputetët e shumicës me kërcënime se vendi do të shkojë në zgjedhje nëse e votojnë trustin, ose se do t’i largojë nga koalicioni partnerët të cilët i ka, edhe të minoriteteve edhe të Listës Guxo, atëherë rrezikohet të mos kalojë. Këto kërcënime i kanë treguar deputetët e minoriteteve, por edhe disa nga deputetët e Vetëvendosjes. Partia Demokratike e Kosovës, përmes një konference për media ka kërkuar nga deputetët e të gjitha partive politike që sot në seancën e Kuvendit të Kosovës të votojnë pro pikës për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, për t’i ndihmuar qytetarët e Kosovës që nga fillim viti 2020 po përballen me krizën financiare.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …