Krahas protestës së Veteranëve të UÇK-së, sot qindra qytetarë kanë protestuar për lejimin e tërheqjes së mjeteve prej 30 për qind nga fondi i kursimeve pensionale. Protestuesit mbanin pankarta me mbishkrime: “Duam paret tona”, “ Çmimet janë rritur pagat kanë mbetur të njëjta” “ Duam Kursimet tona” etj. Qeveria duhet të lejojë një tërheqje të tillë me pretekstin se mjetet në këtë fond nuk janë të atyre por të vetë qytetarëve. “Unë të votova ty, ti votoje trustin”, “Djersa është e jona, lejoni kursimet tona”, “Trusti është i joni jo i Qeverisë”, janë disa nga thirrjet e qytetarëve në këtë protestë.
Kontrolloni gjithashtu
Juratoviq kritikon Kurtin dhe Vuçiqin duke i konsideruar partnerë idealë për ngërçin politik, Kosovë-Serbi
Raportues i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor, Josip Juratoviq, është shprehur zhgënjimin e tij me zhvillimet …