Drejtori Pira priti në takim përfaqësuesin e Caritasit Zviceran në Kosovë, diskutuan për bashkëpunimin në fushën e bujqësisë

Naim Pira, drejtor për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural në Viti, ka pritur sot në takim Nderim Pasuli nga Caritasi Zviceran në Kosovë. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për bashkëpunimin e tyre, konkretisht për format dhe modaliteti e reja  në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural. Me këtë rast drejtori Pira, tha se kjo komunë me Caritasin Zviceran në Kosovë, ka realizuar projekte të mira të cilat sipas tij janë tregim i suksesit duke përmendur rastin e  fabrikës së përpunimit dhe konservimit  “Grasep” në Sllatinë të Vitisë. Ai tha se në këtë takim kanë marrë drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri dhe zyrtarë të ndryshëm komunal, ku është diskutuar edhe  hapat e mëtutjeshëm të bashkëpunimit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …