Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kundërshtuar mbylljen e terminalit doganor në Merdar

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar për mbylljen e terminalit doganor në Merdar duke thënë se kjo qeveri po e godet qytetin e Podujevës. Zhvendosja e terminalit doganor nga Merdari është goditje e madhe për një zonë e qytet si Podujeva, që është porta kryesore që e lidhë Kosovën me Evropën. Për më keq, ky vendim në tërësi eliminon projeksionet për Zonën Ekonomike dhe planin për ngritje ekonomike dhe punësim në Llap”, ka shkruar Tahiri. Ai ka theksuar se kjo është goditja e radhës, nga një qeveri jokompetente që e pengon zhvillimin. Ndërsa goditja e dyta, pas Orllanit, që tashmë është bllokuar si potenciali kryesor për zhvillim e turizëm në Llap e Gollak. Si deputet, u bëjë thirrje gjithë kolegëve dhe Qeverisë që t’i ndalë bllokadat e t’i hapë rrugë zhvillimit, ka shkruar Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …