Rusia do të mbështesë çdo vendim që i përgjigjet Serbisë, ka thënë ministri i Jashtëm rus, Sergei Llavrov

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sulmoi sërish qëndrimet e Perëndimit në lidhje me luftën në Ukrainë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov sulmoi sërish qëndrimet  e Perëndimit në lidhje me luftën në Ukrainë. Ai ka thënë se ta po përpiqen ta kthejnë Moldavinë në një Ukrainë të dytë”, pasi armët që Perëndimi i ka dërguar Ukrainës kanë nisur të shiten në tregun e zi, duke përfshirë edhe vendin tonë. Lavrov tha se armët perëndimore po shiten në Shqipëri edhe Kosovë. Perëndimi duhet të kuptojë të gjitha rreziqet që lidhen me furnizimin me armë të rënda në Ukrainë. “Unë me të vërtetë shpresoj që përveç politikanëve që kërkojnë në mënyrë të papërgjegjshme që t’i japin Ukrainës çfarë do lloj gjëje që ajo kërkon, ka ende njerëz ushtarakë që kuptojnë se çfarë është në rrezik dhe që kuptojnë rreziqet që lidhen me të”, tha Lavrov. Lidhur me bisedimet e ngrira të paqes me Ukrainën, ministri i Jashtëm rus tha se vetë Kievi ka nënshkruar se nuk dëshiron negociata me Rusinë. Ne ende nuk e kuptojmë se çfarë lloj udhëzimesh merr Zelensky nga mësuesit e tij në Uashington dhe Londër” , tha Sergej Lavrov.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …