Mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet Javën e ardhme në Prishtinë

Mbledhja e tetë me radhë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet Javën e ardhme, në Prishtinë. Dy qeveritë pritet të nënshkruajnë disa marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike. Pavarësisht mospajtimeve me kryeministrin Edi Rama për disa çështje, në Qeverinë e Kosovës, kanë thënë se mbledhja e përbashkët është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo do të jetë mbledhja e tetë me radhë e dy qeverive. Presim të nënshkruhen një numër marrëveshjes, disa prej tyre aktualisht janë duke u finalizuar. Këto marrëveshje do të përfshijnë fusha të ndryshme, si ajo e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike, por edhe fusha të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …