Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal të Rahovecit, nën udhëheqjen e kryesuesit Defrim Kafexhiu, Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt për vitin 2022. Gjatë kësaj mbledhje anëtarët e KPF-së kanë shqyrtuar dhe miratuar për mbledhje të kuvendit këto pika të rendit të ditës:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00369-0 zonë kadastrale Mrasor;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00759-0 në zonën kadastrale Retijë;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik P-00377K-0, 00444K-0 dhe 02214K-0 në zonën kadastrale Xërxë;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01830-0, zona kadastrale Rahovec;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës, personave fizik dhe juridik – P- 01043-1, 01035-0, 01039-0 dhe 01036-2, zona kadastrale Xërxe;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronave të paluajtshme të komunës personave fizik dhe juridik – P-01038-2, 01055-2, 01034-0, 01045-0, 01033-2, 01044-0, 01040-0, 01036-2, zona kadastrale Xërxe;
-
Shqyrtimi i propozim vendimit për dhënien e Pëlqimit për këmbimin e pronës publike komunale me pronën e institucionit qendror për interes publike;
-
Shqyrtimi i Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) 2023-2025 dhe Qarkores Buxhetore 2023/1;
-
Informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural;
-
Të ndryshme.