Do të mbahen takimet ndërkombëtare të bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës“ 2022

Nën patronatin e Kryetarit te Komunës së Junikut Ruzhdi Shehu, do të mbahen takimet ndërkombëtare të bjeshkatarëve “Ditët e Gjeravicës“ 2022, që këtë vit i kushtohen  jubileut të “110 vjetorit të Kuvendit të Junikut“ dhe organizohen nga Sh.B.A.“Rrasa e Zogut“,  në bashkëpunim me Komunën e Junikut. Ndërsa me poshtë gjeni edhe aktivitetet kulturore argëtuese të organizimit dy ditorë “ Ditët e Gjeravicës “ 2022

Agjenda:

Dita e parë  e Shtunë 18.06.2022.

  • 13:00 – 14:00 Ardhja dhe tubimi i të gjithë pjesëmarrësve në stacionin e autobusëve në Junik.

  • 14:00 Nisja në mënyrë të organizuar për në lokacionin e Kampingut.

  • 14: 30-15:00 Pauze në vendin e quajtur Livadhi i Madhë rrugës për bjeshkë.

  • 16:00 Mbërritja në vend kamping, vendosja në stane(tëbana) dhe tenda.

  • 18:00-19:00 Hapja solemne ndezja e flakadanit të kampit, fjala përshëndetëse e nikoqirit dhe mysafirëve.

  • 19:00-20:00 Pushim shëtitje e lirë rreth kampit.

  • 20:00-21:00 Darka.

  • 21:00-23:00 Shoqërimi, njoftimi mes shoqërive dhe të pranishmëve, shkëmbim përvojash, argëtim, muzike, vallëzim, barcoleta, video projektor, lojëra, etj. Pas orës 23:00 Fjetja…

Dita e dytë e Diele 19.06.2022.

  • 06:15 Zgjimi.

  • 06:30-07:30 Mëngjesi dhe përgatitja për nisje drejt Gjeravicës (grupi i parë).

  • 07:30 Nisja për ngjitje në majën më të lartë ne Kosovë   Gjeravica.

  • 11:00-12;30 Arritja e pikës me te lartë Gjeravica 2656 m/lmd dhe kthimi.

  • 15: 30 Mbërritja në kamp, dreka.

  • 16:00 Mbyllja e takimeve ndërkombëtare “Ditët e Gjeravicës 2022”

 Mirë se vini në bjeshkët e Junikut!

Mund të jetë një imazh i 4 persona dhe natyra

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …