leoni

Në Gushicë të Vitisë filluan punimet në ndërtimin e Ambulantes së Mjekësisë Familjare

Sot në Gushicë të Vitisë, kanë filluar punimet në ndërtimin e objektit të ri të Ambulantes së Mjekësisë Familjare. Në ceremoninë e vendosjes së gurthemelit të këtij objekti kanë marrë pjesë Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor si dhe Shaqir Shaqiri, drejtor i shoqatës “Kuwait Society for Relief”, pasi që ky objekt po ndërtohet në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me këtë shoqatë. Kryetari Haliti gjatë këtij takimi ka falënderuar shoqatën “Kuwait Society for Relief” për bashkëpunimin me komunën e Vitisë, por edhe popullin Kuvajtian dhe donatorët e kësaj shoqate që po mundësojnë realizimin e këtij projekti të rëndësishëm. Gjithashtu një fjalë rasti ka mbajtur edhe drejtori i shoqatës “Kuwait Society for Relief”, Shaqir Shaqiri. Përndryshe banorët e këtij lokaliteti kanë mirëpritur fillimin e punimeve në ndërtimin e këtij objekti shëndetësore, duke e cilësuar atë si shumë të nevojshme. Në ceremoninë e fillimit të punimeve kanë marrë pjesë edheVjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti si dhe të tjerë. Ndërkaq me pas kryetari Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar edhe QKMF-në në Viti, ku po zhvillohen punime në renovimi i të gjitha reparteve, kulmit si dhe renovime të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …