Vladimir Putin

Presidenti rus, Vladimir Putin me fjalimin e tij 70 minuta ka deplasuar deklaratat për gjendjen e tij shëndetësore

Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin iu ka përgjigjur deklaratave të shumta rreth përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore. Në fjalën e tij më Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut, presidenti rus akuzoi amerikanët se hiqen sikur janë të dërguar nga Zoti në tokë. Deklaratat e ekspertëve, mjekëve kanë qenë të shumta për përkeqësimin e shëndetit të tij si edhe për sëmundje mendore, kanceri apo Parkinson. Por duket se sot Putini zgjodhi që t’i jepte përgjigje të gjitha dyshimeve rreth shëndetit, apo ‘thashethemeve’ siç edhe ai i ka quajtur. “U tha se isha në derën e vdekjes”, deklaroi Putin ndërsa mbajti fjalim rreth 72 minuta. Por përveç shëndetit të tij, Putin foli edhe për sulmet kibernetike, sanksionet kundër Rusisë dhe raketat hipersonike.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …