Kryetarja, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavusoglu. Në takim u bisedua për marrëdhëniet ndërshtetërore mes të dyja vendeve dhe thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen. Gjatë bisedës mes tyre, kryetarja, Vjosa Osmani kërkoi nga krye diplomati turk, Mevlut Çavusoglu që Turqia ta ndihmoj Kosovën për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës. Në njoftimin e Zyrës së Kryetarës thuhet se “Presidentja Osmani dhe ministri Çavusoglu diskutuan edhe për zhvillimet aktuale në rajon dhe në Evropë, me ç ‘rast, Osmani potencoi se integrimi i rajonit të Ballkanit Perëndimor në strukturat euroatlantike parandalon ndikimin rus në rajon dhe tendencën për destabilizim”.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …