Sot mbahet mbledhja e radhës në mes të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Gjatë kësaj mbledhje, janë paralajmëruar se do të nënshkruhet disa marrëveshje për realizimin e projekteve ndërshtetërore. Marrëveshja do të përfshijë: Infrastrukturën portuale dhe hekurudhore kombëtare në funksion të tregut të përbashkët kombëtar dhe katër lirive ekonomike: Projekti i Portit të ri tregtar në Porto Romano, integrimi me hekurudhën Durrës – Prishtinë, dhe Porti i Thatë në Kosovë. Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë – Shqipëri do të filloi në orën 11.15 minuta dhe do të zgjasë rreth një orë e gjysmë. Pas përfundimit të takimit ndërqeveritar, sot do të mbahet konferencë për medie në të cilën do të flasin kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …