Komuna e Malishevës e gatshme për zbatimin e reformës për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, e ka pritur të takim përfaqësuesin e JICA (Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar) Paulo Sousa, me të cilin kanë biseduar për realizimin e pilot projektit për rritjen e kapaciteteve për menaxhimin e mbeturinave në territorin e Komunës së Malishevës. Me këtë takim, kryetari Kastrati, shprehi edhe njëherë “gatishmërinë e komunës, për realizimin e këtij projekti dhe për zbatimin e reformës, e po ashtu edhe për marrëveshjen me kompaninë e EKO-Regjionit, në mënyrë që kjo reformë të jetë sa më e zbatueshme, edhe pse si komunë me specifikat që kemi, do të përballemi me sfida, por jemi duke punuar në këtë drejtim”. “Ne si komunë e kemi formuar edhe “task forcën” që merret me menaxhimin e mbeturinave, por qëllim dhe synim i imi është, që mbeturinat të riciklohen dhe kjo rrjedhimisht, krahas krijimit të një ambienti të pastër, do të shndërrohet në industri dhe pa kosto të komunën apo qytetarët”. Në këtë takim, ishin të pranishëm edhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Rifat Mazreku dhe zyrtari përgjegjës komunal, Naser Morina, të cilët janë të kyçur drejtpërdrejtë në realizimin e këtij projekti me JICA, në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …