Biçiklistët vitias, me aktivitet kundër dukurive negative

Me qëllim të luftimit të dukurive negative, nxënësit e klasave të nënta të SHMLM “Kongresi i Manastirit”, në Pozharan të komunës së Vitisë, dhe nxënësit e shkollës së fshatit Tërstenik, sot kanë organizuar një aktivitet të lirë me biçikleta. Me këtë rast kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur biçiklistët në një takim, dhe e ka mirëpritur këtë nismë. Kryetari Haliti tha se iniciativa të tilla ndikojnë pozitivisht në mbrojtjen dhe largimin e të rinjëve nga dukuritë negative. Ky aktivitet i cili është bërë në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport, po zhvillohet në shtegun Pozharan – Viti – Binçë. Biçiklistët po shpërndajnë edhe fletushka rreth dëmeve që shkakton pirja e duhanit. Ata po përcillen nga stafi mjeksorë i QKMF-së në Viti.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …