Realiteti që po shohim këto ditë në Kosovë po na dukët i trishtuar, ndoshta kjo gjendje e parë nga këndëveshtrimi ynë po na vije edhe më i vrazhdë për faktin se veteranët e UÇK-ës po i shohim si janë të detyruar të dalin në protesta edhe njëzet e tri vite pas përfundimit të luftës në Kosovë.
Atëherë neve si padashur po na lindë kureshtja dhe po shtrohet pyetja : pse gjithë kjo zhurmë e Qeverisë rreth veteranëve të UÇK-ës në këtë kohë? Nuk di sa është e arsyeshme me i pa në këtë gjendje çlirimtarët e vendit kur kihet parasysh rrugëtimi i tyre dhe mosha në të cilën janë tash ata. Asnjëherë nuk kemi menduar se do të vihet në mëdyshje vlera e luftës se tyre kur dihët se ajo ishte një luftë e udhëhequr nga vet çlirimtarët e përkrahur nga populli por e injoruar nga Presidenti dhe Qeveria e kohës. Këto ditë u vunë në qendër të debateve me arsyetimin naiv se „ qeveria po kërkon listet me veteran të vërtetë „ duke u përpjekur me u hedhë hi syve njerëzve se gjëja duan ta nxjerrin të vërtetën historike para opinionit . Më këto veprime ata po dukët sikur po luajnë lojën me zjarr në këtë kohë kur lipsët më shumë se kurrë maturi politike . Se cilët janë veteranët e vërtetë të UÇK-ës një pjesë të tyre patëm fatin ti shohim me 16 qershor para Kuvendit të Kosovës . Para qëndrimit të tyre dinjitoz u përulëm të gjithë me respekt. Ajo protestë ishte dhe një leksion i mirë për Qeverinë dhe Kabinetin e saj qeveritar të cilët patën rastin për të parë për së afërmi si ruhen dhe mbrohen vlerat e atdheut. Prandaj është obligim moral i juaji Kryeministër që t‘mos e luani lojën e djallit me ta duke përdorur filozofinë e njohur në popull: „ Hajde Babë ti kallxojë arat „. Pa dashur me u rikthye në të kaluarën dhe me folë rreth procedurave të krijimit dhe ndërtimit të ligjit për veteranët se këto ditë u fol mjaft dhe pa u ndalur me gjyku rrjedhën e atyre ngjarjeve për të cilat një ditë do të flasë koha dua të theksoj se këto ditë gjatë debateve u shfaqën shumë dilema e u dhanë opinione të ndryshme rreth ligjit të veteranëve por asnjëherë nuk u folë kundër veteranëve.
Më sa dihet deri tani askush nga OVL e UÇK -ës nuk ka dalë në përkrahje të atyre listave të fryra të cilat mbajnë në vete një mister koalicioni partiak që besoj se as ata tani nuk dinë cili ështe epilogu i tyre. Dihët fare mirë se pikërisht këta veteran pas publikimit të atyre listave patën dalë në protesta duke kërkuar me ngulëm vërtetësinë dhe saltësinë e tyre, bile disa prej tyre në shenjë revolte edhe i patën grisur çertifikatat e tyre. Gjatë këtyre ditëve u rrah shumë kjo temë u rikthy në çështje të ditës dhe pse të gjithë rrahën të njejtin thumb dhe zgjidhja përfundimtare procedohej në gjykatë e cila tash sa vite e mbanë proçesin pezull dhe si e tillë e papërfunduar ka arritur deri në Qeverinë Kurti-2. Absurdi më i madh qëndron në faktin se Kryeministri ka qenë i informuar mirë rreth zhvillimit të këtyre ngjarjeve edhe ma herët në kohën kur ishte opozitë në Parlamentin e Kosovës dhe tash më apo pa vetëdije vepron kunder vendimeve te veta kur dihet se zëri i tij protëstuës ishte shumë i ashpër gjatë asaj kohe shpeshëhere gati edhe kryengritës me pretendime e tij për një Shtet të së drejtës, vlera të luftës së UÇK-ës dhe baskim kombëtar. Pa dashtë me u ndalë me veçu punën dhe veprimet e tij gjatë kësaj periudhe që është në pushtet ne të gjithë shpresuam duke u bazuar në premtimet e tij se kur janë në pyetje vlerat e luftës dhe veteranët Ai do ti thërras ndërgjegjies e do të vepron me korrektësi duke u treguar edhe shumë racional në shqyrtimin e kërkesave të tyre . Veprimi diskriminues rreth zbatimit të ligjit për pagën minimale është vendimi më i padrejt që iu bë veteranëve të cilë përveç zbatimit të ligjit bazik nuk kërkuan asgjë më shumë. Madje ata as ketë ligj nuk e panë të plotëfuqieshëm por në pamundësi të një zgjidhjeje tjetër u pajtuan me ligjin aktual deri në një vendim tjetër. Deklarimet politike të disa akterëve qeveritar kundër një pjese të luftëtarëve të UÇK-ës si dhe diskursi retorik i tyre në emër të listave të fryëra të veteranëve jo vetëm që po përpiqet me e zbehë të vërtetë e saj para brezave të rinjë që po rritën në Kosovë por po krijojnë në ndjenjat e tyre edhe një pasiguri ndërgjegjësimi rreth luftës çlirimtare dhe jo vetëm kaç ata sikur po don ta tjetërsojnë edhe para opinionit ndërkombëtar këtë çështje . Me këto veprime veç Zoti e di se në mulli të kujt çojnë ujë ata.
Zotëri“ Kryeministër, nuk përmbahem dot pa u thënë se i keni bërë hesapet gabim nëse mendoni se mund ta gjunjëzoni luftëtarin e lirisë. . Ata janë me dinjitet e karakter të pathyeshëm se të tillë i bëri gjaku i shokëve dhe betimi për hakmarrje mbi plagët e tyre nëpër istikame . Vetëm ata që kanë qenë ne Zonat e luftimeve kanë pasur mundësi për të parë deri atje se si luftojnë e vdesin burrat për lirinë e atdheut. Lufta e tyre titanike triumfojë përballë një ushtrie shumë më të fuqishme dhe me një regjim barbar siç ishte ushtria serbe e priër nga paramilitarêt dhe mercenarët rus. Pikërisht luftëtarët e UÇK-ës me luftën e tyre vetmohuese arritën ta sensibilizojnë opinionin ndërkombëtar për luftën e tyre të drejtë dhe u bënë alte me ta deri në çlirimin përfundimtar të Kosovës me synimet e tyre të çarta se në një të ardhme jo të largët ajo do të bashkohej me Trungun Amë nga i cili u shkëput padrejtësisht.