Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili është edhe kryenegociator në dialogun me Serbinë, është deklaruar pas miratimit të udhërrëfyesit për zbatimin e Marrëveshjeve të Energjisë në kuadër të dialogut të Brukselit. Ai ka shkruar se me këtë udhërrëfyes mundësohet faturimi energjisë elektrike në katër komunat në veri. “Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Besnik Bislimi. Zëvendës-kryeministri Besnik Bislimi është shprehur i kënaqur duke njoftuar që u morën vesh për implementimin e marrëveshjeve të kohës së Thaçit e Mustafës. Më në fund kemi miratuar Udhërrëfyesin e Implementimit për Marrëveshjet për Energjinë të vitit 2013 dhe 2015. Kjo mundëson faturimin e energjisë elektrike në 4 komunat veriore të Kosovës, sipas ligjeve dhe sistemit rregullativ të Kosovës”, ka shkruar Bislimi.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …