Në Kongresin Amerikan, është votuar rezoluta për vrasjen e Agron, Mehmet dhe Ylli Bytyqi, në vitin 1999 në Serbi. Në Kongres është bërë thirrje për sjelljen para drejtësisë të vrasësit të vëllezërve Bytyqi. Aty u bë thirrje për sjelljen para drejtësisë vrasësit e vëllezërve Bytyqi. Vëllezërit Bytyqi kishin shtetësi amerikane dhe ishin pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës . Ata u vranë në Serbi, pas përfundimit të luftës në Kosovës, derisa ishin në paraburgim në Serbi. Trupat e tre vëllezërve u gjetën në korrik të vitit 2001 në një varr masiv që kishte 70 shqiptarë, pranë objektit të trajnimit të Njësisë Speciale Anti-Terroriste. Trupat u gjetën me duar të lidhura dhe me armë zjarri në kokë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …