Rregullohen hapësirat publike në Malishevë

Në kuadër të  mirëmbajtjes dhe rregullimit të parqeve publike dhe varrezave të dëshmorëve, Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Malishevës, është duke e bërë rregullimin e tyre dhe mbjelljen me drunj dekorativ, në mënyrë që qytetarët të kenë hapësira më të mira, si në parqe ashtu edhe tek varrezat e dëshmorëve. Hapësirat publike të rregulluara këtyre ditëve janë, parku i qytetit në Malishevë, parku në Mirushë, hapësira afër pishinave në Banjë, varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe në Kleçkë.

Për këtë qëllim, sipas drejtorit të kësaj drejtorie, Milazim Morina, kjo drejtori, këtë vit, ka bërë pastrimin dhe ka mbjellë drunj dekorativ, dhe në vende të caktuara kanë mbjellë edhe lule, në mënyrë që parqet të jenë sa më të përshtatshme për qytetarët që i vizitojnë këto parqe, apo kur vizitojnë varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe Kleçkë.

Sipas drejtorit Morina, këtë vit, mirëmbajtja dhe rregullimi i këtyre parqeve publike, kësaj drejtorie i ka kushtuar 5370 euro, ndërsa si drejtori do të vazhdojnë të mirëmbajnë parqet ekzistuese dhe kanë në plan edhe krijimin e parqeve tjera, varësisht nga nevoja.

Komuna e Malishevës, përkatësisht qyteti i Malishevës, njihet si një prej vendeve që ka më së shumti hapësira të gjelbëruara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …