Pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë, ka reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë. Me ketë rast ambasada u ka kërkuar të dy vendeve të angazhohen në dialog. “Marrëveshja e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë”. SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, shkruhet në reagimin e ambasadës në Twitter. Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë këtë të martë marrëveshjen për energjinë, e cila parasheh faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …