leoni

Përfaqësues të TIKA-s vizituan komunën e Shtimes

Të martën në ambientet e Komunës së Shtimes qëndruan përfaqësues të Agjencisë Turke për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar me zyre në Republikën e Kosovës (TIKA), të cilët u pritën nga kryetari i Komunës së Shtimes z. Naim Ismajli, me bashkëpunëtorë.

Ngritja e bashkëpunimit dhe mundësia e investimit të disa projekteve në fushën e arsimit dhe shëndetësisë ishin temë e diskutimit në këtë takim. Kryetari Ismajli falënderoi të pranishmit për vizitën si dhe foli lidhur me të arriturat dhe sfidat në komunën e Shtimes. Drejtori i TIKA-s në Kosovë z. Eyup Umutlu, falënderoi kryetarin Ismajli për pritjen dhe për angazhimin e stafit të tij lidhur me projektet të cilat janë në të mirë të qytetarëve të komunës së Shtimes. Përfaqësues të TIKA-s vizituan Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami”, dy objektet e Shkollës Fillore dhe të Mesme të Ulët “Emin Duraku”, Shkollën e Mesme Profesionale në Shtime, ku me ç’rast u shoqëruan nga kryesuesi i Kuvendit z. Rrahman Jakupi, drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale z. Musa Baftiu, drejtori i Arsimit z. Hajrullah Ademaj, anëtarë te Grupit Joformal të Gruas znj. Jasmine Hysaj dhe znj. Arbresha Syla si dhe drejtorët e shkollave të lartpërmendura.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …