Metsola: Liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa vonesa por çështja gjithmonë ka mbetur e bllokuar në Këshillin e BE-së

Disa diplomatë të vendeve të Bashkimit Evropian vazhdojnë të thonë se vendet e tyre po bëjnë përpjekje që nga Samiti i BE-së, që do të zhvillohet më 23 dhe 24 qershor në Bruksel, të shprehet mbështetje e qartë politike për liberalizimin e vizave për Kosovën. Pastaj kjo do të shërbente si një pikënisje për procedurën, e cila do të iniciohet në grupet punuese të Këshillit, ku edhe do të merreshin vendimet. Komisioni Evropian që nga viti 2018 ka konfirmuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret dhe ka rekomanduar heqjen e vizave, por edhe Parlamenti Evropian ka mbështetur dhe ka dhënë pëlqimin e vet për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Metsola ka shkruar në Twitter se “liberalizimi i vizave duhet të ndodhë pa vonesa”. Por, çështja gjithmonë ka mbetur e bllokuar në Këshillin e BE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …