leoni

Certifikohet stafi për fillimin e dezinfektimit të shkollave të komunë së Deçanit  

Më 25 Prill të  këtij viti kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj në bashkëpunim më Grupin Shumëkombësh Perëndim  (MNBG-W) , kontingjenti italian përfaqësuar nga Kolonel  Salatore Alessandro  SARCIA   kishin nënshkruar  një memorandum mirëkuptimi që  komuna e Deçanit në bashkëpunim më KFOR-in të bëjnë përzgjedhjen e stafit komunalë që te kryen një trajnim për dezinfektim  dhe dezinsektimin  të objekteve publike të komunës së Deçanit.

Ekipi i cili ka përfunduar  trajnimin më sukses  ishte në këtë përbërje:  Zeqë Malaj, Valon Hoxha, Demë Mataj, Arsim Qerimaj dhe Besim Kameraj.

Këtij ekipi edhe zyrtarisht i  janë ndarë  certifikatat e trajnimit  në mënyrë që të nisin edhe punën e tyre në dezinfektim dhe dezinsektim të objekteve publike.

Më këtë raste përfaqësuesit e KFOR-it  nga Grupi Shumëkëmbësh Perëndim   Instruktori  Mauro Arcamone  u shprehen se nisma të tilla në të mirë të komunitetit do të vazhdojnë  edhe në të ardhmen duke mare parasysh se ky ekip i përzgjedhur me  sukses ka  përfunduar trajnimin. Ndërsa  ata të cilët edhe janë certifikuar zotohen se punën e tyre do ta kryen më sukses, duke shtuar se pajisjet janë më standarde të larta dhe materiali është i bollshëm për kërkesat e parashtruara deri më tani  mbase vlera e materialit shpenzues ku përfshihen  çizme,  pompa gome, uniforma për dezinfektim , maska kundër gazit, filtra,  doreza, trakë sinjalizuese, pompë për spërkatje krahu etj kapë shifrën  mbi 7000 mijë €.

Ky ekip do të nis punën  javën e ardhme në  kopshtin e  fëmijëve ,, Fatosat’’ në Deçan .

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …