leoni

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës qëndron në vizitë zyrtare në Turqi

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës,Bashkim Jashari, qëndron në vizitë zyrtare në Turqi

KOMFSK Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me ftesë të homologut turk, Gjeneral Jashar Guler, Komandant i Forcave të Armatosura të Turqisë, është duke realizuar vizitë zyrtare në Turqi nga data 20 deri 23 qershor 2022.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Gjeneral Jashari nën shoqërimin e Gjeneral Guler, u prit në takim zyrtar nga Ministri i Mbrojtjes së Turqisë, Z. Hulusi Akar. Në takim me Ministrin Akar, KOMFSK diskutoi një sërë çështjesh duke filluar nga zhvillimet e sigurisë në Evropë, ato në rajon dhe sfidat në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Temë e veçantë diskutimi ishte mbështetja e Turqisë për Kosovën për pjesëmarrje në programin e Partneritetit për Paqe dhe drejt anëtarësimit në NATO. Veç tjerash me Ministrin e Mbrojtjes, KOMFSK diskutoi bashkëpunimin dhe mbështetjen e ngushtë nga shteti dhe Ministria e Mbrojtjes së Turqisë drejt modernizimit të sistemeve dhe pajisjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Gjeneral Jashari, u prit me nderime të larta edhe në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Turqisë prirë nga Gjenerali Guler. Në takim në Shtabin e Përgjithshëm, u diskutua pjesëmarrja e FSK në ushtrimin fushor ndërkombëtar në Turqi EFES-2022 që ka përfunduar disa ditë me herët me një performancë të shkëlqyer të pjesëtarëve të FSK-së.

Gjeneral Jashari vizitoi edhe Shtabin e Forcës Tokësore dhe Komandën e Forcave Speciale ku nga afër KOMFSK u njoftua me zhvillimet dhe kapacitetet e këtyre njësive dhe me Komandantët e komandave të cilët u dakorduan që të rritet numri i pjesëtarëve pjesëmarrës të FSK-së në trajnime dhe shkollime profesionale që ofrohen nga Komandat në fjalë.

Vizitën zyrtare gjeneral Jashari e ka vazhduar në qytetin e Stambollit, ku është prit me ceremoni nga kryetari i Komunës së Bajrampashës ku ka vizituar parkun “Adem Jashari” në këtë komunë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …