Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi sot (e enjte 23.06.2022) mban takimin e parë publik për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022. Me këtë rast njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara se takimi publik me qytetarë do të mbahet në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec, me fillim nga ora 13.00. Në këtë takim do të keni mundësi të njiheni për punën e qeverisë komunale në gjashtë (6) mujorin e parë të vitit 2022 dhe zhvillimet aktuale në Komunë. Po ashtu qytetarët pjesëmarrës në takim mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë.