AAK e ka quajtur të parëndësishëm propozimin e kryetarit, Hashim Thaçi për themelimin e një komisioni të veçantë për Asociacionin e Komunave Serbe. Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Muharrem Nitaj e ka quajtur këtë propozim si improvizim të Thaçit. Ai ka përkujtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila ka gjetur se Marrëveshja në fjalë është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Nitaj ka shtuar se kryetari, Thaçi dhe kryeministri, Mustafa duhet ta kuptojnë se Marrëveshja për Asociacionin duhet të rishkruhet në mënyrë që të mos ketë nevojë për kurrfarë komisionesh improvizuese.
