Në ambientet e Plus Marketit, në Ferizaj u mbajt ceremonia e ndarjes së shpërblimeve për shkollat që kanë përmbushur më së shumti kriteret për krijimin e ambientit të padhunshëm për fëmijë në shkolla, me ç ‘rast stafi i projektit ka falënderuar nxënësit, mësimdhënësit dhe stafin e shkollës për punën dhe angazhimin si dhe ka pasur rastin të ndjekë një program të shkurtër artistik të organizuar nga nxënësit e shkollave. Vlerësimin përfundimtar e ka bërë Ekipi Përgjegjës Komunal në bashkëpunim me koordinatorin e terrenit të këtij projekti për Ferizaj, Arben Aliu. Në ceremoni morrën pjesë drejtori i Arsimit në Ferizaj, z. Afrim Llabjani, menaxherja e projektit TACA, znj. Ardita Kabashi, drejtorë, mësimdhënës e nxënës të shkollave.
Shkollat që u shpërblyen me nga një pllakatë me mbishkrimin “Shkolla Mike për Fëmijë” janë:
Shfmu “Kemajl Hetemi ” Rahovicë, Shfmu “Gjon Serreçi” – Ferizaj, Shfmu “Afrim Abazi”- Sherret, Shfmu “4 Prilli” Zllatar, Shfmu “Liman Rekaj” Prelez i Muhaxherëve, Shfmu “Bilall Shala” Lloshkobare, Shfmu “Jeta e Re” – Greme, Shfmu “Ahmet Hoxha” – Ferizaj, Shfmu “Besim Rexhepi” – Komogllavë, Shfmu “Abetarja” Softaj, Ndërsa, Shfmu “Hajriz Muhadini” – Dremjak është ndihmuar nga KEC me mjete didaktike dhe me një komplet të librave. Projekti “Së bashku kundër abuzimit të fëmijës” – TACA, financohet nga Bashkimi Evropian në kuadër të Instrumentit për Demokraci dhe të Drejtat e Njeriut (EIDHR) dhe zbatohet nga Qendra për Arsim e Kosovës (KEC) dhe Qendra për Studime të Avanacuara (FIT).