Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: E domosdoshme tërheqja e një pjese të Trustit, ngase kjo është kërkesë ekskluzive dhe nevojë e qytetarëve

Kryetar i PDK-së, Memli Krasniqi ka thënë se “është e domosdoshme tërheqja e një pjese të Trustit”, ngase kjo sipas tij është kërkesë ekskluzive dhe nevojë e qytetarëve. Ai iu ka kërkuar deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje që ta votojnë Projektligjin për Trustin, duke shtuar se “për kodin Civil s’e keni dëgjuar kryeministrin, veproni njëjtë edhe për Trustin”. Krasniqi ka thënë se kjo Qeveria nuk ka ndërmarrë masa për gjendjen ekonomike në vend. Do të duhej të kishit përgjegjësi për gjendjen aktuale. Krasniqi ka përmendur inflacionin në Kosovë, duke e cituar Agjencinë e Statistikave të Kosovës, të cilat tregojnë që inflacioni është 12 për qind, por shkon te 25 për qind për produktet esenciale. Për këtë i ka kërkuar Qeverisë së të ndërmarrë masa.Kemi një parti të deklaruar të majtë, por po del të jetë e majmë në bazë të deklarimit të pasurisë”, ka thënë kryetari i PDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …