Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të çmendur izolimin që po u bëhet qytetarëve të Kosovës me mosliberalizimin e vizave


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka quajtur të çmendur dhe të turpshëm izolimin që po u bëhet qytetarëve të Kosovës me mosliberalizimin e vizave, pavarësisht plotësimit të kushteve. Rama pas samitit të Bashkimit Evropian me shtetet e Ballkanit Perëndimor ka thënë se kjo ka qenë një nga temat për të cilat ka folur me liderët evropianë. “Është një kidnapim që po u bëhet qytetarëve të Kosovës. S’po u lejohet të lëvizin të lirë. I vetmi popull në shpirt të Evropës e që s’mund të lëvizë lirshëm. Ju thashë: ‘Ishin nën diktator të Jugosllavisë, dhe mund të lëviznin kudo e të punonin. Që kur u çlirua, çliruesit e tyre po i mbajnë peng. S’mund të lëvizin’. Kjo është çmendur, e turpshme dhe duhet të përfundojë. Njerëzit duhet të lëvizin lirshëm”, ka thënë kryeministri Rama në një konference për shtyp pas samitit.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …