Një nga çudirat më të mëdha dhe habitshmërisht , por dhe po dhe aq të besueshme, qëndron te fakti, se tashmë proletarët shqiptarë të cilët shtypen e shfrytëzohen deri në palcë janë lidhur aq fort me partitë e borgjezisë, saqë dhe sikur Marksi të ngrihej prej varrit të vet të mermertë, do habitej aq shumë, saqë do vihej në dilemë nëse e kishte përcaktuar saktë rolin e proletariatit në betejat e veta klasore apo jo ?! Sigurisht, që Marksi në përfundimet e veta mbas një analize të thellë shkencore, jo vetëm e përcaktoi saktë rolin e tyre në këto beteja, por dhe domosdoshmërinë e Partive Komuniste dhe misionin e tyre udhëheqës e në pararojë. Shtrohet pyetja po sot aktualisht në vend të Partive komuniste të cilat janë bërë në katër copa dhe që flenë mbi statutet dhe programet e tyre kush e ka marrë përsipër këtë rol ?! Ka gati tre dekada që rolin e pararojës për të udhëhequr e kanë marrë pikërisht partitë e borgjezisë të cilat shfrytëzojnë me efikasitet të madh plagët e shoqërisë dhe këto plagë ato ja faturojnë partive kundërshtare që janë në pushtet, veçse kurrë nuk fajsojnë sistemin, nuk e fajsojnë, sepse aktualisht të gjitha partitë e borgjezisë janë për kapitalizmin. Mënyra më e preferuar për t’i bërë masat për vete është rruga e përpunimit të tyre ideologjikisht, atrofizimit të shpirtit revolucionar të masave të gjera, korruptimi i kastave drejtuese të sindikatave të punëtorëve e deri te përdorimi me mjeshtëri dhe i disa ideve marksiste apo dhe leniniste të cilat në thelb përmbajnë thirrje për aksione revolucionare.
Po si është e mundur kjo dhe çfarë fshihet mbas këtyre parullave ?! Le të marrim parullën e ekstremistit të djathtë konservatorit (që ne fakt lufton për të konservuar pasurinë e tij), S. Berisha , i cili pak ditë më parënë krye të shoqërisë civile kishte shkruar me germa kapitale parullën e veprës së Leninit “Çtë bëjmë”. Shikoni çfarë bastardi! Ky kryekriminel i cili shfrytëzon plagët e sistemit ,kurrë dhe për asnjë moment nuk ka thënë se këto fatkeqësi i mbollëm ne që instaluam kapitalizmin në Shqipëri së bashku me lukuninë e e tradhtisë më të madhe duke filluar që nga R. Alia, F. Nano, e deri te Rama i cili qëndron si roje duke hapur e mbyllur portën e ndryshkur te Ballkanit. Kjo kastë e majtë dhe e djathtë e cila karakterizohet nga një degjenerimi plotë e total deri në qelizë, për tre dekada rresht jo vetëm se e kanë mashtruar, vjedhur, dhunuar, poshtëruar, pushkatuar popullin e tyre duke e bërë që të marri arratinë, por për fatin e keq të proletarëve shqiptarë dhe masave të tjera të popullit tashmë po përdor dhe” kartën e nacionalizmit”, kartë kjo ,që ata janë aq të pa nder saqë tradhtinë e tyre e shesin si atdhetarizëm. Por t’i lemë mënjanë fjalët e përgjithshme dhe le ti shohim një herë bëmat e tyre: Kjo kastë e degjeneruar( e majtë e djathtë e qendrës dhe e jashtë qendrës, dmth, ata që s’kanë parti por janë kryetarë banditizmi): Kush e shkatërroi Shqipërinë dhe hodhi idenë e shkatërrimit total të saj duke hedhur “teorinë e shokut” mos vallë punëtorët dhe bujqit shqiptarë, apo përfaqësuesit e “kapardinave të bardha”, së bashku me ata të kravatave të kuqe të çngjyrosura në rozë? Kush ishin ata që ngritën mbajtën dhe vendosën në funksionim vjedhjen masive të shqiptarëve, mos vallë shqiptaret vodhën njeri tjetrin e ata të veriut u çuan të vidhnin jugun, apo bastardët e gjithë trojeve tona, kusarët që e patën ngritur kusarinë e tyre në art ekonomik ?!
Cilët ishin këta punëtorët e thjeshtë të së majtës, apo fukarenjtë e të djathtës që ëndërronin me sy hapur lumturinë teksa vidheshin nga padronët e tyre? Cilët ishin ata që mbasi na vodhën mirë e mirë ngritën dorë kundër popullit dhe sikur të mos mjaftonte kjo ngritën në alarm veriun se po kërcënohej nga jugu ? Këta zotërinj, sot na flasin për atdhetarizëm teksa na çuan në pragun e një përleshje tragjike veri- jug e cila, e ritheksoj e cila kurrë gjatë gjithë historisë gjenetike të shqiptarëve si popull nuk kishte ndodhur ndonjë herë? Cilët na qënkëshin këta atdhetarë të cilët mobilizuan ushtrinë kundër popullit të tyre dhe jo vetëm kaq por përgatitën dhe terrenin e një ndërhyrje të armatosur nga ana e Greqisë duke u krijuar kushtet e realizimit të ëndrrës se tyre të vjetër e qe u kullojnë nga goja ende jargët për “Vorio-epirin”, apo dhe të armiqve të përtej detit të cilët kërkonin ndërhyrjen me trupa në Shqipëri që të ruanin interesat e biznesit italian në atdheun tonë që po digjej? Të ishin vet shqiptarët apo kasta e borgjezisë së re shqiptare e cila për interesat e veta e shet atdheun kur të doje? Cilët ishin këta atdhetarë që po përvëlohen nga nacionalizëm ? Mos vallë ata që shisnin armë e naftë Serbisë për të vrarë popujt kroatë, sllovenë, boshnjakë dhe shqiptarë, apo tashmë ata mendojnë se me këtë kartë të tyre të menderosur të nacionalizmit kujtojnë se mund të narkotizojnë trurin e shqiptarëve? Nëse ishin aq atdhetarë, pse nuk shkuan bijtë e tyre të luftonin krah për krah me vëllezërit tanë në Kosovë ose të paktën përse nuk futën divizionet tona në ndihmë të vëllezërve tanë? Sigurisht që s’mund ta bënin sepse ata ishin kundër luftës çlirimtare të popullit tonë dardan e jo vetëm se ishin kundër por kërkonin dhe ta sabotonin atë, duke mos i njohur bijtë e shqipes që luftonin për liri, por përkrahin sahan lëpirësit e Tito – Milosheviçit dhe të qeverisë fantazmë të Bukoshit.
Dhe këta lider historikë…apo më saktë “të dhjerit e historisë” sot ngrihen dhe tundin flamurin e shqipes, duke marrë poza kllouni. Ku ishte gjer dje kjo farë atdhetarësh dhe nëse na qenkëshin të tillë, përse nuk e bënë fakt të kryer bashkimin e trojeve tona, por na kërkojnë rezoluta të për të dënuar krimet e Serbisë shoviniste? Përse këto gjëra nuk i kërkonin qëkurse filloi lufta e popujve të ish federatës jugosllave, por në atë kohë na përgusheshin me Milosheviçin dhe Arkanin ? Që Serbia shoviniste për krimet e saj duhej dënuar, kjo ishte dhe është e domosdoshme, që ajo nuk ka hequr dorë nga shovinizmi i saj është po aq e padiskutueshme, sikurse dhe fjala e Vuçiçit para elitës serbo madhe ku deklaron se…” Në Kosovë ne do të kthehemi përsëri, sepse ajo ka qenë dhe është e jona” . Po a kini nder e dinjitet ju që e dëgjoni këtë dhe shpresoni te Ballkani i hapur? Apo me qenë se i dhatë një pjesë të detit Greqisë (sepse qiellin tonë ata e kanë në ruajtje) si shpërblim preferoni në heshtje të mbani me shpresë dhe Serbinë shoviniste?.Desha të di, se si është e mundur që udhëheqës te lartë te shtetit shqiptar nuk kanë çuar një tufë lulesh apo një kurorë ne Prekaz te legjenda Adem Jashari, apo dhe dëshmorët e tjerë të kësaj lufte? Mos vallë kjo ju tremb dhe kini frikë se mos çetnikët serbë do ta konsideronin “provokacja” ? E dini ju shkërdhato kraci e degjeneruar që na tundni degën e atdhe dashurisë se përballë dëshmorëve tanë në memorialin e Mitrovicës qëndrojnë dhe të rënët shovinistë të Serbisë? E dini ju këtë gjë që dhe në lapidarë dëshmorësh përballë tyre gjendet dhe lapidari e armiqve tanë, të cilët dhe të vdekur duket sikur luftojnë me njëri tjetrin? Po si mund të çoni ju lule te dëshmorët teksa përgjaket bulevardin tonë dhe në të pastajmen të rënët i bëtë armiq dhe armiqtë e tyre deklaronin se ishin vrarë nga radhët e tyre me çadra me pistoleta neper stilolapsa dhe si te filmi “Lulekuqet mbi mure”.. doli mjeku i ekspertizës i cili e deklaronte këtë gjë?!
E kuptoni kush jini ju atdhetaret ,që kërkoni të mblidhni popullin në emër te atdheut?! Dhe kush ? Ju që as kini patur dhe kurrë nuk kini atdhe, sado të bëni e të jepni shfaqje duke u përkulur në gjunjë e të nisni shqipen e gjorë që i hoqët dhe pendët, në të largëtat fluturime.. Ju s’kini atdhe! S’kini, sepse atdheu i juaj është pasuria e juaj e ngritur mbi gjakun tonë, mbi gjakun e Gërdecit i cili është e duhet të jetë jo vetëm apel kombëtar, po dhe ndërkombëtar për të treguar fytyrën tuaj të vërtetë. Atë fytyrë që nuk gjendet dot as sapun e solucion ta lajë. Ja përse është fatkeqësi e madhe që ju padronët tanë, të dilini në demostrata bashkë me ne puntorët tuaj të parcelizuar në”skllevër të majtë e të djathtë” për të luftuar për të drejtat e tyre që të pasurohen sa me shumë me gjakun tonë. Thonë se Lil floriri do e hipotekojë përsëri partinë e LSI (L – evis S- umën sipas I-nteresit) se sa për proletarë mbështetës të saj ka me shumicë. Vetëm në Shqipëri ndodh që borgjezia vihet në krye të proletariatit për të fituar të drejtat…… e borgjezisë sepse Lëvizja komuniste në Shqipëri ndryshe nga bota…..ja ka futur me 9 ballë gjumë duke parë ëndrrat e dikurshme të socializmit!