Besnik Bislimi

Besnik Bislimi: U detyrova ta nënshkruajë marrëveshjen për shkak se rinegocimi me Serbinë, që do të zgjaste me vite

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, i cili e ka nënshkruar marrëveshjen për energjinë, për faturimin e katër komunave të Mitrovicës së Veriut, ka thënë se ka qenë i detyruar ta bëjë një gjë të tillë, për shkak se po ta anulonte marrëveshjen, Kosova dhe Serbia, do të futeshin në rinegocim, që do të zgjaste me vite. Rinegocimi  i marrëveshjes, sipas Bislimit, do t’i konvenonte palës serbe, sepse sipas tij do ta vononte një marrëveshje të mundshme gjithëpërfshirëse, në mes dy vendeve. “Në vitin 2022, ke pasë vetëm dy mundësi, të thuash se nuk e njoh marrëveshjen e 2013-të dhe 15-tës, dhe futemi në rinegocim të saj, që do t’i konvenonte palës serbe, sepse ajo ka pranuar të futet në rinegocim marrëveshjen në mënyrë që t’i humbin edhe 10 vite me pikë elemente dhe të shmangemi nga marrëveshja gjithëpërfshirëse, ose opsioni tjetër ta minimizojmë dëmin e marrëveshjeve që i kemi trashëguar, në mënyrë që të hapet rruga për marrëveshjen gjithëpërfshirëse”, ka thënë Bislimi. Anulimi i marrëveshjes, sipas Bislimit ka mundur të bëhet në vitin 2015 dhe jo në vitin 2022.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …